|
Figura të shquara
të popullit tonë
Është
shumë kuptimplote dhe domethënëse
shprehja e heroit tonë kombëtar,
Gjergj Kastriotit - Skenderbeu, thënë
para popullit dhe luftëtarëve
të Krujës,
në atmosfërën
e gëzueshme të
shporjes së turqve dhe ngritjes së
flamurit të kuq me shkabën
e zezë dy krenore: "Lirinë
nuk ja u solla unë, atë
e gjeta, ja këtu midis jush". Kjo
tregon edhe një herë
se populli ynë nuk e ka kërkuar
lirinë nga të
tjerët por atë
e ka patur në gjakun e vet.
Në historinë
qindravjecare të popullit tonë,
ka patur edhe pushtim e roberi, madje edhe për
periudha të gjata, sic ishte rasti i
pushtimit pese shekullor osman, por ai asnjëherë
nuk është
nënshtruar. Ka qënë
edhe i shkatëruar edhe i plackitur nga
luftrat e shumta, por asnjë cast nuk ka
qënë
i dëshpëruar
dhe me kuriz të krusur para armiqve te
vet. Gjithmon me urtesi, me durim, me këmbëngulje
është
rimëkëmbur
dhe ka vazhduar përsëri
luftën për
liri.
Në këtë
histori të vet kane spikatur në
të gjitha kohrat njerëz
të mendjes e të
forcës, të
penës e të
pushkës, të
cilët me zgjuarsi e zotësi
kanë drejtuar e udhehqur popullin tonë,
i kanë treguar atij rrugën
që duhet të
ndjeki, ja kanë ndricuar këtë
rrugë dhe kanë
qënë
ata të parët
që kanë
treguar se si mund të ecet për
të qënë
të lirë
e të pavarur.
Këto figura të
shquara, që nuk i kanë
munguar asnjëherë
popullit tonë, e kanë
zanafillën qysh nga lashtësia
dhe deri në ditët
tona populli ynë nuk ka reshtur së
nxieri nga gjiri i tij këta njerëz
që e kanë
nderuar në çdo
kohë. Emrat e tyre janë
si një kurorë
e artë që
ky popull mban mbi kokë.
Duke filluar qysh nga lashtësia dhe
deri në ditët
e sotme, ja disa prej tyre:
Pirua i Epirit (sundoi në vitet
297-272 p.e.r). Sundimtar i shkathët,
fuqizus i shtetit epiriot, autoritet politik dhe ushtarak që
e bëri mbretërin
e Epirit, në fillim të
shek.II p.e.r, shtetin më të
fuqishëm të
Ballkanit.
Bardhyli (sundoi në vitet 393-359
p.e.r). Ndër udheheqsit e parë
të shtetit Ilir, mbreti i fisit të
Enkeleasve, themelues i shtetit të parë
në të
gjith trevat e shtrirjes së Iliris,
organizator i zoti.
Agroni (sundoi në vitet 250-231
p.e.r.). Mbret i fisit te Ardianeve, komandant i përgjithshëm
dhe shumë i zoti.
Teuta ( mbreteroi në vitet 230-228
p.e.r.). Zëvendësuesja
e denje e Agronit, të shoqit të
saj, mbretëresh ilire e dëgjuar
për rivalizimin që
i bëri perandorëve
të mëdhenj
romak, komandante e zonja.
Jan Kukuzeli. Figurë e shquar e
kultures bizantine, muzikant dhe këngëtar
i madh i Kostandinopojës në
shek. XI.
Gjergj Aranit Komneni (1376-1470). Sundimtar i përmendur
i krahinave të jugut, zotërus
i Kaninës dhe Himarës,
Shpatit dhe Çermenikës,
personazh historik në shek. XIV,
pjesmarës dhe udhëheqës
i shquar i luftës antiosmane.
Gjregj Kastrioti-Skënderbeu
(1405-1468). Kryeheroi jone kombëtar,
strateg dhe burr shteti i madh, një nga
figurat më të
shquara të shek. XV në
plan ndërkombëtar,
njeri i mëndjes dhe i forcës,
bashkues i shqiptarëve në
luftë me fuqinë
më të
madhe të kohës,
perandorinë osmane.
Marin Barleti (1460-1513). Luftëtar
i shquar në mbrojtjen e qytetit të
tij të lindjes,Shkodrës,
njohës i thellë
i letërsisë
antike, intelektual humanist i shquar, shkrimtar, hartues i të
pares vepër për
Skënderbeun.
Pjeter Bogdani (1625-1689). Shkrimtari më
i shquar i letërsisë
së vjetër
shqiptare.
Ali Pash Tepelena (1740-1822). Luani i Janinës,
shqetësues i madh i Sulltanit të
Stambollit, nga figurat më të
rëndësishme
të histografis shqiptare, sunduesi i
Shqipëris se mesme dhe të
jugut në fund të
shek. XVIII dhe fillim të shek. XIX.
Abdyl Frasheri (1839-1892). Patriot dhe atdhetar i shquar, udhëheqës
i lidhjes shqiptare të Prizrenit.
Naim Frashëri (1846-1900). Njeriu i
shquar i penës shqiptare, bilbili i
gjuhës shqipe, hartues i historis së
Skënderbeut.
Sami Frashëri (1850-1904). Ideollogu
më i shquar i lëvizjes
sonë kombëtare,
udhëheqës
ideollogjik demokrat, mendjendritur prej dijetari, një
nga personalitetet më të
rëndësishme
të rilindjes.
Isa Boletini (1864-1916). Atdhetar i shquar, strateg popullor,
organizator dhe udhëheqës
i lëvizjes për
clirim dhe bashkim kombëtar.
Pashko Vasa (1825-1892). Udhëheqës
i njohur i lëvizjes sonë
kombëtare, ideollog dhe poet i
Rilindjes Kombëtare.
Naum Veqilharxhi (1797-1846). Ideollogu i parë
i Rilindjes Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës
shqipe.
Sulejman Vokshi. Veprimtarë i shquar
i Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,
luftëtar dhe udhëheqës
i zoti në luftën
për liri e panvarsi.
Kostandin Kristoforidhi (1827-1895). Levrues dhe studjues i shquar i gjuhës
shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare,
i arsimit dhe i kulturës.
Ismail Qemali (1844-1919). Udhëheqës
i shquar i lëvizjes kombëtare
shqiptare dhe kryeministër i parë
i Shqipërisë
së panvarur, njeri me kulturë
të gjerë,
udhëheqës
largpamës, nismëtar
i përdorimit të
shkronjave latine në alfabetin shqip.
Gjergj Fishta (1871-1940). I pari shkrimtar shqiptar i propozuar për
cmimin "Nobel", prozator, poet e përkethyes,
autor i "Lahuta e Malësis" e
mbiquajtur "Iliada Shqiptare".
Fan Noli (1882-1965). Artist dhe dietar, përfaqsues
i shquar i letërsis demokratike mbas
Rilindjes Demokratike, organizues dhe drejtues i revolucionit demokratik të
qershorit 1924, kryetar i qeveris mbas këtij
revolucioni, hartues i "Historis së
Skënderbeut".
Luigj Gurakuqi (1879-1925). Personalitet i shquar i jetës
politiko-shoqërore dhe
kulturore-arsimore shqiptare.
Bajram Curri. Luftëtar i madh për
liri e panvaresi, mbrojtës i flakët
i trojeve tona.
Aleksandër Moisiu. Yll i shquar i
teatrit shqiptar, një nga perlat botërore
në këtë
fushë.
Nënë
Tereza (1910-1997). Grua me zemër të
madhe që sakrifikoj gjithshka për
të lehtësuar
barën e të
vobektëve në
të gjithë
botën, Nënë
e mbarë njerzimit, çimi
Nobel për paqe. Shenjtërimi
i saj flet për gjithshka.
Ndre Mjeda (1866-1937). Një nga
letrarët e shquar të
letërsisë
së pavarsis, luftëtar
i idealeve kombëtare, autor i elegjis
"Vji i Bylbylit".
Avni Rustemi (1895-1924). Luftëtar i
flakët i revolucionit demokratik në
Shqipëri, deputet demokrat.
Migjeni (1911-1933). Nga shkrimtarët
më të
shquar të letërsis
shqiptare, pasqyrues i jetës së
të varfërve,
demaskues i sistemit të vjetër
shoqëror, përfaqsues
i shquar i realizmit kritik.
Ismail Kadare (lidur më 1936).
Shkrimtar nga më të
famshmit në letërsinë
klasike të shek. XX, është
propozuar disa herë për
cmimin "Nobel" në letërsi.
Dritëro Agolli (lindur më
1931). Shkrimtar i shquar i letërsisë
tonë.
Po të vazhdonim kështu
nuk do të kishim përfunduar
dot sepse njerëzit e shquar të
popullit tonë janë
pa mbarim.
|
Lashtësia
Mesjeta
Rilindja
Pavarsia
Pas Pavarsia
Këta janë një pjesë e njerëzve të shquar
shqiptar, lista e të cilëve është pa mbarim.
Ju lutemi të gjith shikuesve që do të lexojnë
materjalet e këtij websiti dhe që disponojnë të dhëna për njerëz të
shquar shqiptar, na i dërgoni për ta plotësuar më tej këtë listë,duke
kliluar këtu
----------------------------------
NJE PJESE E MATERJALEVE TE KESAJ FAQE JANE MARE NGA
A.N.G.
FALENDEROJME A.N.G. PER NDIHMEN E DHENE, VEÇANERISHT Z. DENIS ZAVALANI
|